IRIS COSMETIC, distributori kryesor për markat me te  njohura ne Europë si duke filluar nga produktet e kozmetikës, produkte  konsumatore të kujdesit personal dhe higjenës shtëpiake, produkte profesionale për flokët dhe trupin, paisjeve profesionale për sallone parukerie etj.

Duke poseduar një gamë të gjerë dhe të larmishëm të brandeve dhe produkteve  ofron nje fleksibilitet gjithnjë e më te lartë, njekohesisht duke investuar vazhdimisht në burime njerëzore dhe në zhvillimin e markes.

Konsumatorët tanë janë të gjithë pjesëmarrësit e njohur për tregun dhe te pershtatshem, duke filluar nga kanalet e mëdha , kanalet lokale të shitjes me pakicë, në dyqane me shumicë, tregtarët e pavarur lokalë, kanalet e shitjës së specializuar.

Qëllimi ynë është që të krijojme vlerat e shtuara për partnerët tanë të biznesit dhe të markave në portofolin tone, duke gjeneruar nje rritje të qëndrueshme të biznesit.

Prandaj, IRIS COSMETIC  është një partner  për tu zgjedhur, i cili përmbush nevojat tuaja me përzierje optimale te ofertës së produktit, shërbimeve, fleksibilitet dhe njohurive lokale.

Me një ekip të ekspertëve profesional të apasionuar ne ofrojmë zgjidhje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për shitje, shërbime të logjistikës, marketingut dhe menaxhimit të markes.